
Masat e qeverisë shkaktojnë përsëri kaos, turmë e madhe njerëzish mblidhet para Agjencisë së Punësimit.
Masat e reja të ndërmarra nga qeveria e Kosovës për kufizimin rigoroz të lëvizjes veç se kanë rritur panikun dhe grumbujt e njerëzve nëpër institucione të ndryshme në vend.
Njëjta ka ndodhur edhe para objektit të Agjencisë së Punësimit, ku janë parë grumbuj të njerëzve, duke rrezikuar kështu përhapjen e koronavirusit, shkruan lajmi net.
Kjo vërehet edhe në disa fotografi të ardhura në redaksinë e lajmi.net, ku para këtij institucioni shihet një numër i madh i njerëzve të cilët për arsye të caktuara të rregullimit të dokumenteve për përfitim nga pakoja e qeverisë, janë mbledhur aty duke mos mbajtur distancën sociale.
Njëjtë gjatë ditës së sotme ka ndodhur edhe para institucioneve tjera, kryesisht para bankave ku janë parë numër i madh i njerëzve të cilët nuk mbajnë distancën dhe rrezikojnë përhapjen e virusit.

