OAK: Ndalimi i qarkullimit rrezikon funksionimin e bizneseve esenciale

18:50 | 14 Prill 2020

Oda e Afarizmit të Kosovës ka reaguar pas masave të reja të marra nga Qeveria.

OAK ka shprehur shqetësim lidhur me propozimin që të merret vendim për ndalim të qarkullimit të të punësuarve nga një komunë në tjetrën.

Lidhur me këtë OAK i ka dërguar shkresë Ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, në të cilën thuhes se një vendim i tillë do të rrezikohet funksionimi i bizneseve esenciale.

Andaj lidhur me këtë OAK kërkoi që një numër i kufizuar i stafit të ndërmarrjeve, nga sektorët të cilët kanë të lejuar ushtrimin e veprimtarisë të i’u krijohet mundësia për lëvizje.

“Kjo është më se e nevojshme për menaxherët dhe sigurimin fizik të objekteve, të cilat për shkaqe sigurie është e nevojshmeqë të vizitohen objektet nga menaxherët,ndërsa sigurimi duhet të jetë 24h”.

Komento: