
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,ka komentuar masat e reja të marra nga Ministria e Shëndetësisë e që do të hyjnë në fuqi nesër.
Haziri apelon nga qytetarët e Gjilanit që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe t’i respektojnë masat.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në rast se thyhet rregulli i daljes sipas numrit të letërnjoftimit, shkeljeve të rregullave në trafik, mos mbajtjes së distancës dhe mos pajisjes me maska e dorëza, dënimet do të jenë të ashpra, të cilat kalojnë në vepra penale. Apeloj që të vetëpërmbaheni dhe t’i respektoni masat. Mos ia mësyeni zonave të karantinuara e as mos dilni nga to. Mos t’i vije puna që pandeminë ta kaloni n’burg. #rriNshpi