
Përfituesit e pakos emergjente do të fillojnë të marrin pagesat gjatë këtij muaji në të cilin jemi.
Ministri i Financave në detyrë, Bisnik Bislimi ka bërë të ditur se përfituesit e pakos emergjente do të fillojnë të marrin pagesat në muajin prill.
Bislimi bëri të ditur se përfituesit e kësaj pakoje do të mbështeten me mjete për muajin mars dhe prill, pra pagesat do të dalin në muajin prill për muajin mars dhe në maj për muajin prill.
“ Ne i japim benefitet në prill dhe maj për muajin mars dhe prill .
Tek masa 1.3 bizneset kanë filluar të aplikojnë dhe ATK është duke bërë verifikimin. Masa 1.1 ka filluar në muajin e kaluar, pra rastet sociale dhe masa 1.2 fillon tash”, tha ai.