Meda tregon për herë të parë si i ka propozuar Lules martesë

09:40 | 15 Prill 2020

Për herë të parë Meda tregon si i ka propozuar gruas martesë.

Këngëtari i njohur Meda, ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, bashkë me të shoqen dhe katër fëmijët e tyre.

Në një panoramë të plotë familjare, mes këngës dhe gjallërisë, këngëtari kujtoi edhe si ishte njohur me Luljetën.

I pyetur nga Bieta, Meda tha se ishte dashuri me shikim të parë dhe se kishte goditur në shenjë të mirë me zgjedhjen.

Kujtojmë se çifti kanë më shumë se 12 vite në krah të njëri-tjetrit dhe prej kohësh jetojnë në Gjermani.

Komento: