Ja si mund të nxirreni vërtetimin për lëvizjen e punëtorëve

10:20 | 15 Prill 2020

Kështu nxirret vërtetimi për lëvizjen e punëtorëve.

Në bazë të vendimit të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët kanë të drejtë të lëvizin vetën nga 1 orë e gjysmë në ditë.

Por, si do të lëvizin punëtorët e bizneseve që iu lejohet puna?

Në bazë të vendimit thuhet që ata do të duhet të kenë një konfirmim nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse.

Si merret ky vërtetim?
Këtë vërtetim mund ta merrni në faqen e internetit të Administratës Tatimore të Kosovës.

Pastaj, nga kjo, sikur është e ilustruar në fotografi duhet të hyhet në opsionin “Shërbimet Elektronike”, dhe më poshtë tek “EDI – Deklarimi Elektronik”.

Pas kësaj, duhet të shkruhet nr. i regjistrimit të firmës dhe kodi për çasje, që kryesisht nëpër kompani i mban ekonomisti që mban kontabilitetin.

Më pastaj, pasi të kyçesh është mundësia për të marrë vërtetimin për lëvizje të punëtorit, ku duhet të shkruhet nr. i letërnjoftimit, pozita dhe targat e automjetit e pastaj të gjenerohet dokumenti.

Komento: