Kreu i shtetit Hashim Thaçi është takuar sot me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin ku kanë pohuar se bashkimi i Mitrovicës është i pandalshëm.
Thaçi i ka dhënë mbështetje iniciativës së kryetarit të Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri, për bashkimin e të dy pjesëve të qytetit.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Thaçi, pasi ka njoftuar për takimin me Bahtirin.
“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”, ka shkruar Thaçi.