
Janë shënuar edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Infektologu Valbon Krasniqi ka konfirmuar se deri tani janë edhe 8 raste të reja me koronavirus në gjithë Kosovën.
Ai këtë deklaratë e ka bërë gjate nje interviste për televizonin publik, përcjell ORAinfo.
“Tani sapo me erdhi informata e fundit nga klinika se janë edhe te paktën 8 raste të infektuar me koronavirus në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka përmendur se të infektuarit vijnë nga Prishtina, Gjakova, Vitia dhe disa qytete të tjera të Kosovës.
Krasniqi ka njoftuar se shumë shpejt do të dal edhe Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë me të dhënat e fundit për numrin e të infektuarve./ORAinfo/