40 vjeҫarja shtatzënë që u transferua dje nga Gjakova në QKUK, rezulton pozitiv me koronavirus

21:05 | 15 Prill 2020

40 vjeҫarja shtatzënë që dje u transferua nga Gjakova për në QKUK, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Një grua shtatzënë nga Gjakova ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Siç mëson indeksonline, gruaja shtatzënë ishte duke u trajtuar nga dje në QKUK ndërsa sonte është transferuar në Klinikën Infektive.

Transferimin e saj në Klinikën Infektive e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha.

“Tash më lajmëroi ekipa kujdestare që rasti është transferuar në Klinikën Infektive”, tha shkurt doktoresha.

Ndryshe gruaja 40 vjeçare u transferua dje nga Gjakova duke u dërguar si fillim në Urgjencë, për t’u transferuar më pas në Klinikën e Neurologjisë.

Gruaja raportohet të ketë pasur si fillim lodhje e plogështi ku pas hospitalizimit ajo u transferua në Neurologji, e sonte drejtë Infektivës.

E njëjta u testua edhe dje edhe sot për COVID-19.

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë e COVID-19, ku numri i të infektuarve tashmë të konfirmuar ka shkuar në 387, 66 të shëruar dhe nëntë viktima.

Komento: