A janë të rrezikuar personat me kancer nga koronavirusi, onkologu kosovar jep informacione

21:42 | 15 Prill 2020

Onkologu kosovar ka treguar se a janë të rrezikuar personat me kancer nga koronavirusi.

Për tre muajt e parë të vitit 2020 rreth 350 kosovarë janë prekur nga sëmundjet malinje.

Megjithatë në luftimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë janë të inkuadruar edhe onkologët kosovarë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishin ka dhënë detaje për rrezikshmërinë që pacientët më sëmundje malinje kanë karshi Covid-19.

“Klinika e Onkologjisë është duke funksionuar normalisht. Ne jemi duke u përpjekur që ti zbatojmë të gjitha rekomandimet që janë dhënë nga IKSHP. Pacientët tanë futen në grupin e pacientëve me risk sa i përket infektimit me Covid-19”, sqaron Kurtishi.

Ai thotë se në tre muajt e parë të këtij viti janë 350 kosovarë që janë prekur nga kanceri.

“Sa i përket tre muajve të parë të këtij viti janë diku 3mijë deri në 3500 persona të rijnë. Kanceri i mushkërive është më i shpeshtuari tek meshkujt. Pacientët duhet të ushqehen shëndetshëm, ta lejnë konsumimin e duhanit”, thtë Kurtishi.

Komento: