
Gashi ka komentuar ‘përplasjen’ e djeshme mes Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanajt.
Arben Gashi i LDK’së ka komentuar sjelljen e Vjosa Osmanit gjatë ditës s djeshme ndaj Driton Selmanajt në Kuvend, ku ia ndali mikrofonin dhe ia ngriti zërin.
Gashi thotë se ishte veprim i padrejtë i Osmanit.
‘’Nga kushdo që vjen një sjellje autoritare për LDK’në, është e papranueshme. Është sjellje e paarsyeshme. E panevojshme. I kam reagu publikisht aty në Kuvend. Deputeti ka të drejtë të flasë, është e padrejtë ndërhyrja. Në vijë procedurale. Sepse normale, ne jemi shokë. Për procedurë i reagova, për shoqëri shkoj dhe pi kafe me të’’
‘’Nuk e di nëse Isa Mustafa i kërko sqarim. Kujtim Shala më ka thënë se e ka diskutu me Vjosën’’.