Kështu i thotë lamtumirë Armend Rexhepagiqi motrës së tij

23:36 | 16 Prill 2020

Armend Rexhepagiqi i thotë lamtumirë motrës së tij që ndërroi jetë sot.

Këngëtari i njohur kosovar Armend Rexhepagiqi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka dhënë lamtumirën e fundit motrës së tij gazetares Violeta Rexhepagiqi.

“Lamtumirë”, ka shkruar Rexhepagiqi, duke e shoqëruar edhe një fotografi të motrës së tij.

Violeta Rexhepagiq, e cila ndërroi jetë sot, përveç që është marrë me muzikë, ka qenë pjesë e Radio Televizionit të Prishtinës, pastaj Radio Televizionit të Kosovës, e edhe ka punuar si reporterë e luftës.

Komento: