
Qeveria në detyrë nuk mund të marrë çdo vendim.
E për këtë shkak të njëjtit po kanë vështërsi në marrjen e vendimeve. Edhe njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se qeveria në detyrë është ekzekutiv kujdestar të cilët kanë kompetenca të kufizuara. Njohësit e çështjeve politike e kushtetuese thonë që qeveria në detyrë është ekzekutiv kujdestar me kompetenca të kufizuara
Tri javë më parë, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua.
Krejt kjo pas një mocioni mosbesimi të nisur në Kuvend nga partneri qeverisë, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Por, pavarësisht se është në detyrë gjatë kësaj kohe kjo qeveri ka marrë vendime përkitazi situatës me pandeminë covid-19.
Qeveria Kurti ka miratuar ndarjen e një pako emergjente fiskale në vlerë prej 180 milionë euro për ti ndalë në ndihmë qytetarëve.