
Diçka e mirë po vjen, Sabri Fejzullahu do të dëgjohet në gjithë Prishtinën.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar diçka të re me këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu. “Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kena me ja ni zanin në krejt Prishtinën”, ka paralajmëruar Ahmeti.
Më tutje Ahmeti tha se është rritë me axhën Sabri, pasi që ka qenë shoku i ngushtë i babait të tij.
“Me axhen Sabri jam rrit se ka qenë shoku ma i ngushtë i babait tim. e ka Prishtinë e Prishtina e ka Stay tuned”, ka përfunduar Ahmeti. Kënga e fundit e titulluar “Romantika” e legjendës së muzikës shqipe, është publikuar në shkurt të këtij viti.
