Presidenti Thaçi sërish shtrihet në QKUK

13:50 | 21 Prill 2020

Hashim Thaçi e vazhdoi edhe sot trajtimin shëndetësor në QKUK.

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Nga zyra e tij bëjnë me dije se kreu i shtetit po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Presidenti po vuan nga gurtë në veshkë.

Thaçi ka shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar.

Komento: