Fjolla emocionon me dedikimin për ish-partnerin e ndjerë

15:59 | 25 Prill 2020

U bë një vit prej kur këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Fjolla Morina publikoi këngën “Si ta pranoj”, që erdhi në bashkëpunim me Valon Bytyqin.

Kjo këngë ishte dedikim për ish-partnerin e ndjerë, i cili ka vdekur në një aksident.

Mes rreshtash këngëtarja thoshte “si nuk kam aq forcë, malin me godit, se mu dogj ky shpirt, veç me t’i pa sytë”.

Tash pas një viti, këngëtarja e mirënjohur shkroi një dedikim emocionues. ‘Tek kjo këngë i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lëkurë tënde kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhembin për tërë jetën dhe zemra kurrë nuk ka për tu shëruar.

Në këtë dhomë i kam kënduar dashurisë së vërtetë sepse ajo është e pavdekshme. Shumë gjëra në jetë janë të pamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje.

Lotët nuk e kthejnë dikë që është larguar nga kjo jetë që është larguar por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam.

Ruaji njerëzit e dashur siç ruani piktuat e vendosni ata në dritën më të mirë”, shkroi Fjolla.

Këngëtarja ende e kujton me shumë dashuri ish-partnerin e ndjerë.

Komento: