“Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë përkundër liberazimit të vizave”

14:43 | 23 Janar 2019

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha gjatë një takimi të nivelit të lartë për Mekanizmat e rasteve track-record (të shënjestruara), është shprehur se është e interesuar për t’u siguruar që progresi për rastet në fokus po vazhdon të implementohet.

Në këtë takim, siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, morën pjesë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

“Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe nuk kemi kushte shtesë”, potencoi Ministrja Hoxha, megjithatë, disa nga vendet anëtare që janë më hezituese, duan të shohin se puna dhe progresi për sundimin e ligjit po vazhdon.

Mekanizmi track-record, apo rastet e shënjestëruara, nga vendet anëtare të BE-së po shihet si një ndër treguesit kyç të sundimit të ligjit, andaj, ceku Ministrja, puna në këtë drejtim po vazhdon.
Ministrja po ashtu, theksoi se dinamizimi i agjendës integruese nuk do të ndalet, duke cekur se ditëve në vijim do të rifilloj lobimi, takimet me Ministrat e vendeve anëtare që të binden për votën e tyre në Këshillin e Ministrave.

Komento: