
Ajo është një prej emrave më të përfolur nga publiku Kosovar.
Është fjala për Ariana Fejzullahun, bashkëshorten e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahut, përcjell ORAinfo.
Ariana njihet për paraqitjet plot stil e gjithmonë në top-formë.
Ajo nuk mungon me postime në rrjete sociale as në këto ditë kur ajo dhe familja e saj janë izoluar në shtëpi për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Duket se Ariana ka filluar të mërzitet në izolim, pasi ka nisur ta kujtojë kohën kur ishte e lirë për të shëtitur e për të bërë pushime luksoze.
Ajo ka publikuar se fundmi një foto nga pushimet e saj luksoze të bëra verën e kaluar. /ORAinfo/

