
Janë shëruar nga koronavirusi pesë persona në Gjilan.
Sot në komunën e Gjilanit janë shëruar pesë persona të prekur me koronavirus.
Ndërsa gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i ri.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Shkrimi i plotë:
#Dita47.
Lajmi i mirë është për Gjilanin.
Nuk e kemi asnjë rast të ri pozitiv me #COVID19, derisa i kemi pesë të shëruar plotësisht. Vazhdojmë me zbatimin e masave në mënyrë strikte për të arritur në pikën zero të infeksionit.
Durim edhe pak ditë.
#rriNshpi