‘Krahu’ i Vjosa Osmanit po i sjellin telashe LDK-së në krijimin e qeverisë së re

10:11 | 29 Prill 2020

Të pakënaqurit e LDK-së i sjellin telashe krijimit të qeverisë së re.

LDK ende nuk ka arritur t’i sigurojë numrat e mjaftushëm për krijimin e qeverisë së re.
Katër deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sipas gjitha gjasave nuk do të votojnë për një koalicion të ri të LDK-së me AAK-në, Nisma-në dhe Listën Srpska.

Bëhet fjalë për; Vjosa Osmanin, Haxhi Avdylin, Fatmir Rexhepin dhe Ardian Shalën. Ky qëndrim i tyre bazohet në votimin kundër të rrëzimit të qeverisë “Kurti”, konkretisht mos-prishjes së koalicionit VV-LDK.

E ky vendim i deputetëve të LDK-së po i sjellë telashe serioze partisë së Isa Mustafës, pasi nuk po arrihet numri 61 për ta votuar qeverinë e re të Avdullah Hotit, shkruan Indeksonline.

Votat të cilat i posedon ky koalicion qeverisës janë: LDK 24 (-4 deputetët), AAK 13, Nisma 4, Srpska 10 si dhe komunitetet joshumicë 9.

Kësisoj, totali i numrave shkon në 60. Pra, vendimmarrëse padyshim se do të jetë Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit. AKR-ja ka 2 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Komento: