Personali arsimor nuk i bindet kryetari të Komunës për grevën

17:51 | 23 Janar 2019

Në Istog mbahet greva përkundër thirrjeve të kryetarit Haki Rugovës.

Ai ditën e djeshme ka mbledhur drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në këtë komunë.

Në takimin e mbajtur në prani edhe të drejtoratit për Arsim, Hajrush Shoshi, u vendos që ditën e sotme të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur fare.

“Greva ka vazhduar si ditë më parë, pavarësisht se me kryetar dhe drejtor të drejtoratit jemi pajtuar që mësimi të filloj. Sindikalistët nuk e kanë përfillur atë dhe kanë vazhduar me grevën edhe sot. Mësimi nuk është mbajt” ka thënë drejtori i gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog, Ibrahim Bytyqi.

Këtë e ka konfirmuar edhe Hajrush Shoshi, drejtor i drejtoratit për arsim.

“Greva po vazhdon në të gjitha shkollat. Nuk është punuar” ka thënë Shoshi për Indeksonline.

Komento: