
Pas AAK-së, LDK ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje edhe me Nismën Soacialdemokrate.
Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.
“Ne sot së bashku me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe mandatarin për Kryeministër, Avdullah Hoti kemi arritur marrëveshje për koalicion”, është shprehur Limaj.
“Pas zhvillimeve të fundit që të gjithë jemi dëshmitarë Nisma beson se vendi ka nevojë për institucione legjitime të zgjedhura nga Kuvendi. Kosova në situatën që është ka nevojë për Qeveri të mandatuar nga Parlamenti”.
Ai ka njoftuar se subjekti i tij do të ketë një zëvendëskryeministër dhe dy ministri në Qeverinë Hoti.
“Nisma Social Demokrate më e interesuar ka qenë si të vihet te mundësia që të gjendet zgjidhja. Sipas marrëveshjes na takojnë dy ministri dhe zëvendëskryeministri. Por kjo vjen në plan të dytë”.