Po vjen i ftohti i madh, nga nesër rikthehet bora

19:38 | 23 January 2019

Nga nesër pritet të rikthehen reshjet e borës. Po ashtu do të ketë edhe rënie të temperaturave.

Gjatë ditës së nesërme, vendi ynë do të ndikohet nga fushat ciklonike me origjinë nga perëndimi dhe veriperëndimi i kontinentit.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj që mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore duke përfshirë gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Komento: