Shpend Ahmeti jep lajmin e madh për prishtinasit, tregon kur do të hiqet karantina në kryeqytet

20:15 | 02 Maj 2020

Shpend Ahmeti: Prishtina hiqet sonte nga karantina.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sonte kryeqytetit i hiqet masa e karantinimit.

Ai i ka lutur qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

“Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne.

Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar. Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi”.

Komento: