Ymeri për rastin e 26 vjeçarit: Të thuhet se po të ishte në opozitë VV do ta shfrytëzonte të njëjtin rast për të njëjtën luftë politike, është i paqëndrueshëm

15:25 | 04 Maj 2020

Ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar pas lajmit për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani.

Ai ka theksuar se ky rast nuk bën që të përdoret për interesa politike.

“Shrytëzimi i këtij rasti për të qeruar hesape politike është tejet i dëmshëm e jo njerëzorë. Të thuhet se po të ishte në opozitë VETËVENDOSJE! do ta shfrytëzonte të njëjtin rast për të njëjtën luftë politike, edhe nëse është i saktë, është i paqëndrueshëm. Diçka që është e palejueshme të përdoret në luftën politike, do të duhej të ishte e tillë në secilën situatë e jo në raste selektive. Nëse pushteti i sotëm po bëhet i njëjtë me atë të djeshmin, atëherë ç’kuptim ka që opozita e sotme të bëhet sikur ajo e djeshmja. Nëse vazhdojmë kështu atëherë vendnumërojmë”, ka shkruar Ymeri.

Ja postimi i tij i plotë:

Vetëvr’asja e Agon Musliut është tragjike, së pari për familjen e pastaj për shoqërinë e shtetin në përgjithësi. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu dhe shokëve e të dashurve të Agonit.

Duhet urgjentisht që të hetohen të gjitha rrethanat dhe të adresohen përgjegjësitë eventuale institucionale në këtë rast.

Shfrytëzimi i këtij rasti për të qeruar hesape politike është tejet i dëmshëm e jo njerëzorë. Të thuhet se po të ishte në opozitë VETËVENDOSJE! do ta shfrytëzonte të njëjtin rast për të njëjtën luftë politike, edhe nëse është i saktë, është i paqëndrueshëm.

Diçka që është e palejueshme të përdoret në luftën politike, do të duhej të ishte e tillë në secilën situatë e jo në raste selektive. Nëse pushteti i sotëm po bëhet i njëjtë me atë të djeshmin, atëherë ç’kuptim ka që opozita e sotme të bëhet sikur ajo e djeshmja. Nëse vazhdojmë kështu atëherë vendnumërojmë.

Pushteti aktual nuk duhet në asnjë mënyrë të vazhdojë me arrogancën tipike të tij duke e vlerësuar punën e tij, e veçanërisht menaxhimin e pandemisë, sikur të përsosur. Ka pasur elemente të mira në këtë menaxhim. Por ja që rrethanat ta kushtëzojnë që t’i rimendosh masat e caktuara dhe dobishmërinë e tyre, siç është ta zëmë nevoja për vazhdimin e karantinës në objektet e konvikteve të studentëve.

Masat rigoroze të mbylljes edhe pse kanë treguar sukses në mbajtjen e numrit të të infektuarëve të ulët, kanë shkaktuar rëndesa të mëdha ekonomike por edhe psikologjike te qytetarët.

Të gjithë faktorët duhen marrë parasysh kur shqyrtohet ndërprerja ose vazhdimi i këtyre masave. Si dhe, duke e ditur që në këtë situatë as nuk do t’i fitojmë e as humbim të gjitha, duhet kërkuar mesi i artë i balansimit të këtyre te dyjave.

Nuk bën të lejojmë që vetëkënaqësia e pushtetarëve të na shndërrohet në fatalitet për qytetarët.

Komento: