Vetëm sonte, 22 të shëruar nga koronavirusi në Viti

23:22 | 05 Maj 2020

Sot, janë shëruar 87 pacientë nga koronavirusi në Kosovë.

Nga ta 22 janë nga komuna e Vitisë, përcjell ORAinfo.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Sokol Haliti.

Vitia është komuna që ka pasur rastin e parë me koronavirus në Kosovë.

Nga 53 të prekurit 42 janë të shëruar në këtë komunë./ORAinfo/

Komento: