
Pacolli me staf harxhoi 750 mijë euro në aviobileta, e veç vetë 100 mijë në hotele.
Behgjet Pacollin mund ta keni dëgjuar shumë herë tek thoshte se nuk e shpenzon asnjë metelik të buxhetit të shtetit, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, dhe se vizitat jashtë i bën me aeroplanin e tij privat.
Pasqyrat e shpenzimeve e përgënjeshtrojnë.
Brenda një periudhe prej rreth dy vjetësh, sa e ka ushtruar funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme, ai dhe stafi politik i Ministrisë i kanë harxhuar 775 mijë euro vetëm në aviobileta. /koha