Qumili mbështet Labin për mos anulimin e dasmave

10:18 | 06 Maj 2020

Sevdai Radogoshi mbështet Labin për mos anulimin e dasmave.

Sevdai Radogoshi i ka dalë në mbrojtje Labit.

Ditë më parë ministri Vitia ka marrë vendim për anulimin e dasmave dhe ahengjeve për sivjet, shkruan lajmi.

Kjo nuk u prit mirë nga këngëtarët shqiptarë e më i zëshmi ishte Labi i cili thirri edhe protestë.

Reagimi i tij nuk u prit mirë nga të gjithë mirëpo kishte të atillë që e mbështesnin.

Ndër ta edhe Sevdai Radogoshi i cili nëpërmjet një postimi në Instagram tha se e mbështet 100% Labin.

“Në mbështetje të Labit 100% shokë,koleg në mbështetje të këngëtarit Labinot Tahiri i cili informoi për mos anulimin zyrtar të ahengjeve gjatë sezonës 2020 deri në një vendim zyrtar nga shteti! Me respekt”, ka shkruar ai.

Komento: