Piatek befason të gjithë me të arritur në San Siro

12:52 | 24 January 2019

Sulmuesi i ri i Milanit Krzysztof Piatek me të arrit në San Siro i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij.

Kur të gjithë prisnin se ai do të kërkoi numrin 9 të fanellës, ai bëri të kundërtën.

Ajo çfarë kuptohet është se ai do ta bartë fanellën me numër 19, kjo duke pasur parasysh “Mallkimi i fanellës së Milanit numër 9”, pasi të gjithë ata që e kishin veshur nuk patën fat që nga pensionimi i Pippo Inzaghit, kështu që Piatek ka zgjedhur numrin 19 në vend të 9.

Sulumesi polak sot ka kryer testet mjekësore në Casa Milan dhe pritet që shumë shpejtë të i bashkohet ekipi të Gatusos.

Transferi i lojtarit Milanit i ka kushtuar plotë 35 milionë euro, ndërkaq lojtari përfton rreth 2 milionë euro në vit. /ORAinfo/

Komento: