
Kosova po vazhdon të përballet me luftën kundër koronavirusit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar edhe një apel për qytetarët, që ata të kenë kujdes në përmbajtjen ndaj rregullave të distancimit fizik.
IKSHP me anë të një komunikate për media ka thënë se lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të tyre, përcjell ORAinfo.
Tutje, në komunikatë thuhet se ekziston akoma rrezik i përhapjes së virusit në vendet ku ka grumbullim të njerëzve.
Njoftimi i plotë:
Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!
Të nderuar qytetarë!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Mbani distancën fizike dhe mbani maska nē vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!.