
Albin Kurti dhuron gjak në Qendrën e Transfuzionit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhuruar sot gjak në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë.
Ky veprim i Kurtit, vjen pasi kjo qendër iu ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për shkak të mungesës së rezervave.
Dje është bërë e ditur se situata e krijuar si pasojë e pandemisë, por edhe muaji i Ramazanit ka bërë që të ketë mungesë të dhuruesve të gjakut.
