
Ka shkuar në 861 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se sot janë testuar 194 mostra të dyshimta nga të cilat vetëm një ka dalë pozitiv, përcjell ORAinfo.
Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Poliçkë.
Ndërkaq sot janë shëruar edhe 28 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 561./ORAinfo/