Në Prishtinë vetëm pesë raste aktive me koronavirus

22:05 | 07 Maj 2020

Vetëm pesë raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Në kryeqytet tani janë vetëm edhe pesë raste aktive me koronavirus.

I pari i Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë shëruar nëntë persona nga koronavirusi në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se as sot në komunën që ai udhëheq nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.Ahmeti ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 9 pacientë nga Prishtina me COVID-19.

Sipas tij, në Prishtinë aktualisht janë vetëm pesë raste aktive me koronavirus.“Edhe sot asnjë rast në Prishtinë, e 9 të shëruara. Pra, prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë. Por sot lajm edhe më i mirë është që kemi vetëm një rast shtesë në krejt Kosovën nga 194 testime”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Komento: