Kurti tregon se kur do të ndërtoj raporte normale me Presidentin

09:01 | 08 Maj 2020

Kurti thotë se kur të kemi një president normal, do të ndërtoj raporte normale me të.

Kryeministri në detyrë i vendit Albin Kurti ka folur rreth raportit që ka me Presidentin Hashim Thaçi.

Lidhur me pengesat dhe ballafaqimet që tash e një kohë kanë mes vete në kontekstin president – kryeministër, Kurti tha se Thaçi nuk ushtron normalisht funksionin e tij prej presidenti.

”Kur ta kemi një President normal unë do të ndërtoj raporte normale me Presidentin”.

”Aktualisht kemi një president i cili dëshiron të jetë më shumë se president, andaj e do një kryeministër që do të jetë më pak se një kryeministër dhe kjo është arsyeja që e do një Qeveri të ri pas zgjedhjeve të reja. Pra unë nuk mund të kem raport normal me dikë i cili nuk e ushtron normalisht funksionin por vazhdimisht ndodhet jashtë komptencave dhe mandatit kushtetues”.

Komento: