Albatriti me fjalët më të mira për vajzën: Kush ka vajza botën ka

11:12 | 08 Maj 2020

Albatriti me urim të veçantë për vajzën: Kush ka vajza botën ka.

Vajza e këngëtarit të njohur, Albatrit Muqiqit, Amelia sot feston ditëlindjen e tretë, shkruan rtv21.

Për këtë ditë të rëndësishme për vogëlushen Albatriti i ka bërë një urim të veçantë, teksa i ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

“Amelia vajza ime e dashur, gëzimi jonë i parë. Urime ditëlindjen e 3-të zemra e babit. Dhashtë zoti ta kesh shendetin dhe harmonin së bashku me ne . Të don babi shumë.“Kush ka vajza botën ka”, ka shkruar Albatriti në Instagram.

Albatriti është i martuar me Egzonën që nga viti 2016 dhe tani janë prindër të dy vajzave dhe të një djali.

Komento: