
PSD ka realizuar një aksion sot para Qeverisë së Kosovës.
Ministri në Detyrë i Financave, Besnik Bislimi i ka reaguar PSD’së që sot me anë të një aksioni i “ndanë” atij çmimin Nobel për Ekonomi.
Bislimi ka shkruar në Facebook se është i nderuar nga ky makro aksion derisa PSD’në e ka quajtur makro parti.
Ai ka thënë se PSD’së i bëhet padrejtësi e madhe duke ia zhvlerësuar aksionin.
Ja postimi i plotë:
I nderuar edhe nga ky makro aksion i një mikro partie
Mendoj që PSD-së i bëhet padrejtësi e madhe duke ia zhvlerësuar aksionin.
Për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shtjerrje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemia.
Andaj, edhe nëse partia është simbolike, aksioni i tyre nuk mund të quhet i tillë.
Nëse PSD vendos që pjesëmarrësit në aksion t’i pajisë me kontrata njëvjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë.