Naim Abazi humb një person shumë të dashur, këto janë fjalët prekëse të tij

20:53 | 08 Maj 2020

Këngëtari i njohur Naim Abazi ka humbur një person shumë të dashur.

Dje ka ndërruar jetë profesori Ahmet Brahimaj.

Brahimaj ishte njeriu kyç i rithemelimit të Shkollës së Baletit respektivisht Baletit Kombëtar të Kosovës.

Të afërm, miqë e kolegë të shumtë kanë shprehur ngushëllime për humbjen e një njeriu të çmuar për Kosovën.

Në mesin e tyre është edhe këngëtari Naim Abazi ai që i ka shprehur ngushëllimet në rrjetin e tij social facebook, për mikun e tij, apo ‘Granden e Artit’ sicç e ka quajtur ai.

“Miqtë e vërtetë qajnë kur ti iken. Ne ditet e luftes kemi kaluar bashk momente te renda ! Me qe une flisja shume , ti heshtje ! Do bejme gjera te bukura sa te clirohemi , me the njehere ! E kete e bere mijera here miku im ne keto vite te punes se madhe . E meritoje edhe pak ! Jo per ty por per ne! Per artin qe i dhe drite ! Me te thene te drejten sot qava per ty e per mua e per ne qe mbetem pa ty . Do ti kujtoj ato dite dhe bisedat tona te pafund . Drite shpirtit tende prof. Ahmet Brahimaj ! Lamtumire miku im dhe GRANDE i artit” , shkruan këngëtari sipër imazhit të Brahimaj.

Komento: