Kryeministri Haradinaj feston ditëlindjen e djalit në zyrën e Qeverisë

15:52 | 24 Janar 2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zgjedhur që djalit të tij Trimit t’ia festojë ditëlindjen në ndërtesën e Qeverisë.

Djali i kryeministrit sëbashku me shokët dhe shoqet e tij kanë festuar ditëldinjen brenda objektit të qeverisë, në sallën ku Haradinaj pret delegacione të rëndësishme.

E pranishme ka qenë edhe nëna e Trimit, bashkëshortja e Haradinajt, Anita.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Trimi feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast Haradinaj ka thënë se secila ditë i dedikohet ardhmërisë së sigurt dhe të begatë të të gjithë fëmijëve të Kosovës.

Në urimin e tij Haradinaj tha: Trimi im, guxo në jetë.

Komento: