Shkurte Fejza ndan momente të bukura me familje nga Mushtishti

10:31 | 11 Maj 2020

Nga Mushtishti, Shkurte Fejza ndan momente të bukura me familje.

E kemi parë shpesh-herë në intervista duke folur me plotë dashuri për vendlindjen e saj ku nuk kanë munguar as imazhet e ndryshme duke na treguar për bukurinë e atij vendi.

Edhe këto ditë të izolimit duket se po i shfrytëzon duke kaluar kohë të bukura me familjen në këtë ambient, shkruan Kosovarja.

Që është e lumtur dhe e kompletuar nga dashuria e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj ajo e bëri të ditur duke ndarë disa momente të bukura edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Me veshje sportive e me flokët e kapura Shkurta po duket ndryshe nga ajo siç jemi mësuar ta shohim, por e vërteta është që po shkëlqen nga prania e familjarëve të saj.

Komento: