Aksident trafiku në rrugën Klinë-Gjakovë, katër të lënduar

15:22 | 12 Maj 2020

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në fshatin Gremknikë të Klinës, në udhëkryqin e rrugës Klinë-Gjakovë

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Klinë-Gjakovë, afër një pompe të benzinës, në mes të një kombi dhe traktori. Për momentin janë katër persona të lënduar. Njësitet përkatëse policore po merren me rastin”, ka thënë Gashi.

Komento: