63-vjeçarja që vdiq nga koronavirusi, Klinika Infektive jep detaje

15:54 | 12 Maj 2020

Ka shkuar në 29 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Klinika Infektive që funksionion në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes 63-vjeçares nga Rahoveci.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MSh’ja ka bërë me dije se ajo ishte pranuar në Infektivë më 3 maj në gjendje të rëndë.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit. Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Pacientja në fjalë që një javë ka qenë e shtrirë në Klinikën Infektive. Ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. Pra ka qenë në dializë. Ka vdekur sot në Infektivë”, ka thënë Latifi.

Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje.

Komento: