A është në lidhje me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur më në fund sqaron gjithҫka

18:42 | 12 Maj 2020

Flori Mumajesi është ndër personazhet më të përfolura të estradës sonë.

Është folur shumë se dyshja janë në lidhje dashurie.

Që nga publikimi i këngës ‘Më ke mua’ e kënduar nga Kejsi me kompozitor Florin, dyshja nuk kanë mundur të ju ikin thashethemeve për një lidhje dashurie.

Sot këngëtarja e ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, i dha fund dilemës për një romancë të mundshme me Florin.

Kejsi thotë lajme të pavërteta do ketë gjithmonë dhe tani është mësuar të jetoj me këto ‘fake news’.

“Unë mendoj që ‘fake news’ do ketë gjithmonë dhe nga gjithë kjo eksperienca ime në botën e muzikës, por tani edhe të showbiz-it, sepse gjërat nuk mundesh dot t’i ndalosh, jam mësuar dhe kam filluar të jetoj edhe me lajmet e pavërteta, edhe pse në fillim më mërzitnin shumë, më preknin shumë emocionalisht.

Patjetër që “fake neës” do të ekzistojnë gjithmonë. Le të hamendësojnë njerëzit sa të duan, për çdo gjë që duan….”, tha këngëtarja.

Komento: