Presidenti Thaçi thotë se ka vepruar në kuadër të kompetencave kushtetuese

21:26 | 12 Maj 2020

Thaçi thotë se ka vepruar në kuadër të kompetencave kushtetuese.

Gazeta Objektiv ka siguruar komentet e presidentit, Hashim Thaçi të cilat i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Ky dekret është kontestuar nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes i cili e ka dërguar lëndën në Kushtetuese

Presidenti në komentet e tij thekson se ka vepruar në kuadër të kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë.

Ai thekson se dekreti është nxjerrë pas konsultimit me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe pajtimit të shumicës absolute të tyre për të formuar Qeveri të re.

“Si përfaqësues i unitetit të popullit dhe garantues i funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve, Presidenti përmes nxjerrjes së Dekretit nr. 24/2020 ka vepruar në kuadër të kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe sipas standardeve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14”, thuhet në komentet e presidentit Thaçi dërguar Gjykatës Kushtetuese.

Në vijim dokumenti i plotë me komentet e kreut të shtetit dërguar Gjykatës Kushtetuese.

Komento: