Dy punëtorë shëndetësorë në Vushtrri të prekur me koronavirus

22:16 | 12 Maj 2020

Sot, janë konfirmuar edhe 24 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Nga 24, tre të prekur vijnë nga komuna e Vushtrrisë, përcjell ORAinfo.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri njofton se nga 40 mostrat e marra në Vushtrri, 3 kanë dalë pozitive.

Dy prekur me koronavirus që u konfirmuan sot në Vushtrri janë punëtorë shëndetësorë.

Postimi i plotë i Xhafer Tahirit:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Sot janë bërë 40 testime nga kontaktet e rasteve të Studimes ku kane rezultuar 3 raste pozitive me Covid 19. Fatkeqesisht kemi një punëtor shëndetësor të Kujdesit Paresor dhe 1 punëtor shëndetësor të Spitalit “Sheikh Zayed” të qytetit. Rasti i trete eshte rast kontakti po ashtu.

Po vazhdohet me gjurmim dhe testim të kontakteve, situata është nën kontrollë dhe nuk ka vend për panik.

Do të dalim faqebardhë e fitues bashkë edhe kësaj radhe.

Ju lutem rrini ne shtëpi, mbajeni distancën dhe mos vizitoni institucionet komunale dhe ato shëndetësore pa pasur urgjencë mjekësore.

Ne duhet të përshtatim sjelljen dhe kulturën e sjelljes me virusin, duke mbajtur distancën dhe duke mbajtur maska.

I juaji

Xhafer Tahiri./ORAinfo/

Komento: