Shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil

22:52 | 12 Maj 2020

Qeveria e Kosovës ka liruar nga detyra drejtorin e Aviacionit Civil, Eset Berisha, në mbledhjen që është duke u mbajtur në distancë.

Berisha u shkarkua me propozim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas arsyetimit të marrë nga Zyra e Kryeministrit.

Ish-këshilltari politik i Pal Lekajt ishte personi që nënshkroi marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, në Berlin.

Komento: