
Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës, mban një aktivitet. (Para Teatrit Kombëtar, ora: 10:00)
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mban konferencë për media kundër vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës. (Objekti i Odës Ekonomike, ora 11:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton me Avokatin e Popullit lidhur me ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milionë euro nga ana e Qeverisë së Kosovës për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës ku raportohet për 100 ditshin e qeverisjes. (Qeveria e Kosovës, ora 14:00).