Lajmi i fundit: Hiqen shiritat, sheshet e Prishtinës lirohen për qarkullim

10:05 | 13 Maj 2020

Nga sot mund të lëvizni lirshëm në sheshet e Prishtinës.

Para disa jave Komuna e Prishtinës ka marr vendim për mbylljen e qarkullimit në sheshet e kryeqytetit për tu mbrojtur nga përhapja e pandemisë.

Por, nga e mërkura të gjithë shiritat e vendosur janë larguar dhe qytetarët po lëvizin lirshëm, raporton EkonomiaOnline.

Sidoqoftë, në lidhje me këtë çështje komuna e Prishtinës nuk ka lëshuar ndonjë njoftim.

Komento: