Haradinaj: 400 persona u lejuan të dalin në shesh, kurse për 16 bujq erdhi njësia speciale në Rahovec

14:21 | 13 Maj 2020

Haradinaj thotë se për 16 bujq erdhi njësia speciale në Rahovec, kurse 400 persona u lejuan të dalin në shesh.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Komunën e Rahovecit.

Në këtë vizitë, ai ka shprehur shqetësimin e tij për trajtimin që po i bëhet bujqve të Rahovecit nga qeveria. 16 bujq kishin dalë për të shitur produktet e tyre në tregun e ri, duke respektuar distancën dhe rregullat e IKSHPK, por u larguan nga njësia speciale.

Ndërsa, Haradinaj ka sjellë në vëmendje se dje 400 persona dolën në shesh dhe nuk i ndali askush. Këtë situatë, Haradinaj e ka quajtur të padrejtë.

“Qeveria e Kosovës, edhe pse nuk i ka përfshirë në pakon e parë, duhet të gjejë zgjidhje dhe t’i ndihmojë fermerët”, tha mes tjerash ai.

Komento: