
Hoti duket se është krenar me Hykmete Bajramin që mbrojti LDK’në nga ofendimet e Kurtit.
Kandidati i nominuar për kryeministër nga radhët e LDK’së Avdullah Hoti, ka publikuar një foto të ministres së Arsimit Hykmete Bajrami në rrjetin social Facebook, foto kjo që vlenë sa 1 mijë fjalë.
Ai kësaj fotoje nuk i ka bashkangjitur asnjë mbishkrim, por që lë të nënkuptoj që Hoti është ndjerë krenarë për Bajramin e cila sot u përplas me kryeministrin në largim Albin Kurtin i cili ofendoi LDK’në.
–
Në këtë mbledhje Kurti tha se ‘si regjimi i vjetër bashkë me Presidentit e ka ndalur atë në punët e mira që po bënte si kryeministër”
Ndërkaq Bajrami iu kthye duke i thënë se:
“Për ne si ministra të LDK-së kjo periudhë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, ju e dini se në momentin kur ka ra qeveria të gjithë si ministra, kemi kërkuar nga partia që të lirojmë këto pozita, mirëpo na është kërku nga kryetari i partisë Isa Mustafa që të vazhdojmë në kohë pandemie, andaj i nderuar kryeministër kërkoj konsideratë sepse nuk mund të konsiderohemi si ministra të sukesshëm nëse sipas jush, i takojmë një regjimi të vejtër dhe sipas jush, i takojmë një familjeje që është pjesë e korrupsionit. Na lejoni që në këto ditë vështira të jemi në shërbim të qytetarëve”, tha ajo.