Lajm i mirë: Katër gratë shtatzëna rezultojnë negative në koronavirus

08:27 | 14 Maj 2020

Katër gratë shtatzëna rezultojnë negative në koronavirus.

Katër gratë shtatzëna të cilat janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë rezultuar negative në Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Jakup Ismajli. “Mund t’ju konfirmoj se katër pacientet shtatzëna kanë rezultuar negative në testet që janë kryer sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka deklaruar Ismajli.

Kujtojmë se katër shtatzënat dyshoheshin se ishin të prekura nga koronavirusi pasi kishin shfaqur simptoma. Njëra prej tyre dje ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Komento: